Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se Italia është një nga themeluesit e NATO-s.
Në një konferencë për media, ai ka folur kështu pas takimit që e pati me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.
Ndër tjera, ai shtoi se Italia është duke ndihmuar në shtimin e stabilitetit edhe në Ballkanin Perëndimor, duke udhëhequr misionin e NATO-s, KFOR, për një mandat.
“Italia është një aleat i vendosur dhe i besueshëm. Ju po kontribuoni në shumë mënyra për sigurinë euroatlantike. Ju drejtoni grupin e ri të betejës të NATO-s në Bullgari. Ju vazhdoni të siguroni trupa për dislokimet e NATO-s, siç thatë, në Hungari dhe Letoni”.
“Avionët tuaj mbrojnë hapësirën ajrore të NATO-s dhe marina juaj i mban të hapura rrugët kryesore detare. Italia po udhëheq edhe një herë misionin tonë paqeruajtës në Kosovë, KFOR, duke ndihmuar në nxitjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Rutte/Njeshi/