26.9 C
Pec
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

Ryshfeti me patentë-shofer, kapet në flagrancë instruktori i autoshkollës në Pejë

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), sot ka iniciuar rast penal për shkak të dyshimeve për marrje ryshfeti në një autoshkollë në Pejë.

Në njoftimin për media të policisë, thuhet se me këtë rast është arrestuar i dyshuari B.G. (56), instruktor në një auto-shkollë në Pejë, pasi është kapur në flagrancë duke pranuar 500 euro nga një person për t’i mundësuar kryerjen e testit me shkrim për patentë shofer.

Të dyshuarit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet monetare të cilat kanë shërbyer për simulim të veprës penale.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndaj tij është iniciuar rasti ‘pranim i ryshfetit në sektorin privat’ dhe më pas, me aktvendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit 48 orë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...