8.5 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

“Sa dhimbje e trishtim”, Çitaku reagon pas arrestimit të Naim Murselit si i dyshuar për vrasjen e gruas së tij

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës,  Vlora Çitaku, ka reaguar pas arrestimit të Naim Murselit, si i dyshuar për përfshirje në rastin ku u vra gruaja e tij, Liridona Murselit.

“Jam pa fjalë. Sa dhimbje e trishtim për Liridonën. Jam pa fjalë”, ka shkruar ajo.

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit dhe të dyshuarit tjetër, Granit Plava, të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit mbrëmjen e së mërkurës.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, në vazhdën e veprimeve hetimore të ndërmarra në mënyrë intensive, lidhur me rastin e dt. 29.11.2023, i cili është vlerësuar fillimisht si “grabitje me pasoja të vrasjes”, ku ka mbetur e vdekur një grua, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve të përfshirë në këtë rast.”, thuhet në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës.

Po ashtu është bërë e ditur se është sekuestruar edhe arma me të cilën është ekzekutuar e ndjera, bashkëshortja e të dyshuarit Naim Murseli./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...