Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se vlera e koeficientit për vitin 2025 do të mbetet e njëjtë pra 110 euro, por se do të rritet koeficienti për njësi, raporton Express.
Kurti ka thënë se duke filluar nga janari koeficienti do të rritet për 0.5, e nga korriku edhe për 0.5 njësi të tjera.
Po ashtu, edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, sqaroi se pagat do të rriten 55 euro bruto nga janari për punëtorët e sektorit publik, ndërsa gjysma tjetër e koeficientit nga korriku, pra 110 euro shtesë.
Ai ka prezantuar edhe disa tabela të krahasimit të rritjes. /Njeshi/