Sa shpesh i kontrolloni gomat tuaja? Ekspertët e auto klubit gjerman ADAC këshillojnë matjen e presionit të gomave çdo dy javë.
Edhe një gjysmë bar më e ulët se vlera e përshkruar ndryshon karakteristikat e drejtimit të veturës, për shembull, distanca e frenimit rritet dhe kthesat përkeqësohen, transmeton Telegrafi.
Për shkak të kësaj, tre miliardë litra karburant konsumohen çdo vit në Evropë.
Nëse presioni i gomave është shumë i lartë, ndikon negativisht në komoditetin e vozitjes, dhe konsumimi është gjithashtu i pabarabartë.
“Për arsye komforti, prodhuesit zakonisht specifikojnë vetëm një presion minimal. Një rritje prej 0.2 bar është mezi e dukshme për sa i përket komoditetit, por zvogëlon konsumin e karburantit pa sakrifikuar sigurinë”, këshillon eksperti i ADAC, Ruprecht Müller.
Është mirë të matni presionin e gomave përpara se të vozitni ose pasi të keni kaluar disa kilometra. Një temperaturë e jashtme prej 20 gradë Celsius është ideale./Njeshi/