15.2 C
Pec
E premte, 2 Qershor, 2023

Sa vota duhen për të kaluar projektligji për Trustin

Bekim Haxhiu pret që Projektligji për Trustin të kalojë të enjten në Kuvend në lexim të parë. Deputeti i PDK-së, pritshmërinë e tij, e lidh me situatën e rëndë ekonomike në të cilën sipas tij po kalojnë kosovarët.

“Pres të votohet në veçanti pas krizës së madhe ekonomike, ngritjes së inflacionit”. Kjo s`mund të bëhet pa votat e shumicës, andaj ky shpreson që deputetë të caktuar të VV-së të përkrahin nismën që lejon tërheqjen e një pjese të kursimeve pensionale, ndryshe nga siç vepruan në qershor të 2022-ës kur e kundërshtuan nismën e PDK-së.

“Shpresoj që kësaj radhe deputetët e mazhorancës të reflektojnë meqë iniciativa është nga qytetarët dhe jo nga ndonjë parti”, tha Haxhiu.

“61 deputetë duhet të jenë prezentë, të marrin pjesë në votim, e pastaj shumica e thjeshtë e deputetëve të pranishëm, diku 31, duhen që me kalu Projektligji”, theksoi deputeti Haxhiu. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...