0.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD-së

Sali Berisha, e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Berisha këtë e bëri të ditur nga Kavaja në takimin e Foltores së tij me demokratët.

Ish-kryeministri i Shqipërisë iu thirrje demokratëve që të mbledhin firmat për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD dhe deklaroi se një nga kandidatët në garë për kryetar të partisë do të jetë edhe vetë ai.

“Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmosë për mbledhjen e Kuvendit, të firmosë për ndryshimet statutore, për ta shndërruar statutin në librin e rregullave të lirisë dhe dinjitetit tonë, të firmosë që të instalojmë primaret, të firmosë që të rikthejmë referendumin si formë direkte të qeverisjes suaj, të vendimmarrjes suaj, të firmosë natyrisht që ta hapim një garë në të cilën garantoj se çdo njeri që do hyjë në atë garë do ketë një garë të lirë. Natyrisht, njëri prej tyre do të jetë dhe Sali Berisha”.

“Besoja se demokratët janë atdhetarë, janë njerëz të idealeve. Besoja ndershmërinë. Isha në një betejë për dinjitetin. Ajo betejë ishte edhe për ju që më kishit besuar. Unë po i shkoja deri në fund. E dija se mbi ju rëndonin forma nga më të ndryshme të presioneve. E dija që qeveria dhe pengu bënin çdo gjë për tu çkurajuar. Unë e dija që jeni gra dhe burra që nuk shiteni. I kisha të gjitha këto dhe nuk u gabova. Të bëhemi një uragan i vërtetë i njerëzve të lirë që do shpëtojmë Shqipërinë“.

Prej disa javësh, brenda Partisë Demokratike ka përplasje mes Sali Berishës dhe kryetarit Lulzim Basha, pasi ky e fundit e përjashtoi nga grupi parlamentar demokrat për shkak të shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...