Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga LDK, Adem Salihaj ka folur për prapaskenat e takimeve të Rugovës me ndërkombëtarët në fillim të paraqitjes së aksioneve të para publike të UÇK-së.
“Rugova gjithmonë është koordinuar me faktorin ndërkombëtarë. Ai luftën në Kosovë nuk dëshironte ta fillonte pa u koordinuar me faktorin ndërkombëtar pasi siç e kemi parë, nuk ka qenë e mundur që një ushtri e Kosovës e pajisur keq ta përballojë një ushtri siç e kishte Serbia në atë kohë. Nuk ka pasur logjikë që Rugova të fillonte një luftë pa koordinim me ndërkombëtarët”, deklaroi Salihaj
“Duhet thënë që në fillim të paraqitjes së UÇK-së ka qenë një lloj hutie. Unë i sapodalur nga burgu në atë kohë u riktheve në degën e LDK-së në Ferizaj. Ka qenë një presion i jashtëzakonshëm i faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë që Rugova të del me një deklaratë kundër fillimit të luftës”.
“Ndërkombëtarët kanë vlerësuar se fillimi i luftës në ato rrethana ka qenë shumë i rrezikshëm për Kosovën për arsye se Kosova nuk ka qenë e përgatitur për t’u përgatitur për masakrat masive që ndodhen për fat të keq. Dihet se më vonë ndërkombëtarët ndryshuan qëndrim për UÇK-në”.
Salihu thotë se LDK e ka ndihmuar shumë UÇK-në me të gjitha mjetet e mundshme pos armatimit që “nuk e kanë pasur”.
“Çdo ndihmë që i është dashur UÇK-së në Jezerc ja kam dërguar personalisht apo përmes strukturave të LDK-së. Jam angazhuar personalisht që një sasi të madhe të ilaçeve nga Prishtina ja kam sjellë UÇK-së në Ferizaj. Rreth 450 mijë marka ndihma i kam ndihmuar UÇK-në me Ilaçe”.
Si LDK nuk e kemi kundërshtua apo luftuar UÇK.
“Asnjë anëtarë të LDK-së nuk e kemi ndalur të kyçet në UÇK, madje i kemi inkurajuar të kontribuojnë për të. Unë si komandant isha i gatshëm të kyçem në luftë por për fat të keq divergjencat mes Bukoshit e Rugovës ma pamundësuan të luftojë me armë”, deklaroi Salihaj./Njeshi/