Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjakovës, Lekë Muqaj.
Ai tha se janë shpallur fajtor të gjithë të akuzuarit dhe dënimet janë me gjobë, duke filluar prej 2400 euro për ministrin Shala, kurse me nga 1700 euro dënim për ministrin Gashi dhe ish kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku.
Muqaj, gjithashtu theksoi se si dënim plotësues ka qenë dhe konfiskimi i armëve.
“Konfirmoj se janë shpallur fajtorë gjithë të akuzuarit përfshi zëvendëskryeministrin Dardan Gashi dhe ministrin Endrit Shala, dënimet janë me gjobë dhe dënim plotësues për të gjithë ata janë konfiskimi i armë, vlerat e gjobave janë të ndryshme”, tha Lekë Muqaj.
]]>