Me ftesë të homologut hungarez Viktor Orban, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, do të rikthehet në Budapest për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Në këtë samit do të jenë pjesëmarrës mbi 50 liderë të tjerë evropianë me fokus luftën ndaj emigracionit të paligjshëm.
Hungaria e cila mban presidencën e radhës së BE-së deri në fund të Dhjetorit luajti një rol vendimtar për mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 15 Tetor, që shënoi edhe hapjen faktike të shqyrtimit të kapitujve të parë të negociatave.
Gjithashtu Orban ka mbështetur publikisht paktin Rama-Meloni për kampet e azilkërkuesve në Shqipëri./Njeshi/