19.9 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Samiti i Tiranës, Rama tregon nëse do të bisedojë me Zelenskyn për njohjen e Kosovës nga Ukraina

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të arrijë sonte në Shqipëri ku do të marrë pjesë në dy samite të rëndësishme, të cilat do të zhvillohen në Tiranë më 28 dhe 29 shkurt.

Rreth kësaj vizite të rëndësishme të Zelenskyt si dhe për dy samitet që do të zhvillohen, i pari me fokus Ukrainën dhe i dyti me fokus Ballkanin Perëndimor, ka folur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërsa foli për pritshmëritë e tij rreth takimeve dhe samiteve me rëndësi që do të zhvillohen në këtë javë, kryeministri Rama iu përgjigj edhe një pyetjeje me shumë rëndësi për shqiptarët, nëse do të diskutojë me Zelenskyn, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Dëgjoni, gjëja më e fisme që Kosova po bën është se po tregohet besnike ndaj vlerave të saj. Kjo e nderon Kosovën dhe nuk bëhet për të përfituar diçka. Kosova po bën gjënë e duhur, fillimisht për veten e saj, sa i takon besnikërisë ndaj vlerave të saj. Sigurisht, rruga drejt njohjes nga Ukraina është e gjatë, por është pozitive që Kosova do të jetë pjesëmarrëse”.

Ndërsa foli për pritshmëritë e tij rreth takimeve dhe samiteve me rëndësi që do të zhvillohen në këtë javë, kryeministri Rama iu përgjigj edhe një pyetjeje me shumë rëndësi për shqiptarët, nëse do të diskutojë me Zelenskyn, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Dëgjoni, gjëja më e fisme që Kosova po bën është se po tregohet besnike ndaj vlerave të saj. Kjo e nderon Kosovën dhe nuk bëhet për të përfituar diçka. Kosova po bën gjënë e duhur, fillimisht për veten e saj, sa i takon besnikërisë ndaj vlerave të saj. Sigurisht, rruga drejt njohjes nga Ukraina është e gjatë, por është pozitive që Kosova do të jetë pjesëmarrëse”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...