-1.1 C
Pec
E martë, 14 Janar, 2025

Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, pjesëmarrëse edhe Presidentja Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani do të jetë përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Presidenca bën të ditur se temë kryesore e këtij samiti do të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor.

“Temë kryesore e Samitit pritet të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të trajtohen në veçanti: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Agjenda e Gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike, dhe migracioni”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...