12.9 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Samsung Galaxy Fold, gjithçka që duhet të dini

Samsung Galaxy Fold është teknikisht një telefon i ”menqur”, por kur e përdorni nuk e ndjehet si i tillë. Dhe çmimi i tij nuk është si i një telefon të menqur tipik.

Pajisja kushton gati 2 mijë dollarë, por lansimi i saj u shtye disa herë. Kjo pasi që raportimet e para ishin se ai u ishte thyer përdoruesve menjëherë pas dy ditëve. Veti e saja specifike është se paloset, dhe kur e bëni një gjë të tillë ai duket shumë më i gjatë dhe i hollë se sa një telefon i menqur mesatar. Ai më shumë shërben si një tabletë.

Ky dizajn mundëson që të keni një eksperiencë të argëtimit që është superiore nga shumica telefonave. Por ndërtimi i tij jo konvencional bën që të duket shumë i pakëndshëm.

Galaxy Fold është përpjekja e parë ambicioze e një forme të re të një telefoni të menqur nga Samsung. Lansimi i telefonit ka pasur shumë probleme si ajo me qëndrueshmërinë. Kjo edhe i ka shkaktuar vonesat. Po planifikohet që data e lëshimit në qarkullim të telefonit të zyrtarizohet në javët që vinë.

E mirë e këtij prodhimi të Samsung është që ka një ekran të madh dhe të bukur dhe është më praktik se tabletët tjerë. Ka një bateri me qëndrueshmëri shumë të gjatë. është shumë i mirë kur jeni duke bërë shumë detyra në të njejtën kohë pasi që mund të hapni tre aplikacione në të njejtën kohë, si dhe ka një kamerë shumë të mirë, më 16 megapixel në kamerën e prapme dhe 12 në atë të përparme.
Fakti që mund të e palosni dhe vetëm të fusni në një çantë e bën shumë praktik.

Por një e keqe është rrudha që shihet në midis të ekranit, dhe është shumë e dallueshme. Ndoshta kur jeni duke parë ndonjë film apo lojë në të nuk e dalloni, por kur manovroni me gisht ajo dallohet shumë. Gjithashtu çmimi i tij është shumë më i lartë se shumica e telefonave të menqur.

Dhe një e keqe tjetër qëndron në faktin se është thuajse e pamundur të e përdorni vetëm me një dorë.

Ndryshe lansimi i Samsung Galaxy Fold pritet me shumë kërshëri nga fansat e telefonave të menqur dhe tabletave njëkohësisht.

Loading…
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...