21.2 C
Pec
E martë, 30 Maj, 2023

Sanksionet kanë sukses: Gazpromi rus regjistroi rënie prej 41.4 përqind

Suksesi i sanksioneve ekonomike evropiane të vendosura ndaj Rusisë është duke u parë.

Gjiganti rus shtetëror, Gazprom ka njoftuar këtë të martë se profiti neto i regjistruar gjatë vitit 2022 është 41.4 përqind më i vogël.

Vlera e humbjes së regjistruar është 14.2 miliardë euro. Kjo ka rrjedhur pas rënies së eksportit të gazit në Evropë që prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Gjiganti rus i gazit që është shtylla e ekonomisë së Rusisë drejtohet nga njerëz të afërt me presidentin Vladimir Putin. Duke qenë kështu është vënë në shënjestër të vendeve evropiane dhe pas kësaj profiti i regjistruar në vitin e kaluar del të jetë 10 miliardë më pak, derisa në vitin 2021 ka qenë 24.2 miliardë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...