Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale.
Pasi u përfol shumë për shkak të një fotografie që qarkullonte në rrjete sociale, në të cilën ajo shihej duke u falur. Ajo theksoi se lidhja e saj me Zotin është një çështje personale dhe nuk ka ndjerë nevojën ta bëjë atë shumë të dukshme.
Në një intervistë për Prive, bukuroshja theksoi: “E di që është diskutuar shumë ajo pjesë, por unë kam treguar edhe në Big Brother brenda, por nuk është që e kam bërë shumë të madhe sepse lidhja ime me Zotin është personale”.
Ajo e përsëriti se besimi i saj është një aspekt i rëndësishëm i jetës së saj, ndonëse nuk e përdor për të tërhequr vëmendjen e publikut.
Sipas Santianës, ajo i fal pesë vakte dhe kjo është një pjesë e rëndësishme e praktikës së saj fetare që e ndihmon të ndihet mirë.
Ajo shtoi: “Po, falem, i fal pesë vakte. Mua më bën të ndihem shumë mirë, nuk më intereson çfarë flasin njerëzit, sepse i kam parë edhe komentet, ajo pjesë nuk më intereson hiç, unë e di çfarë lidhje e kam dhe po, e predikoj fenë, jam muslimane, kaq”.
Me këtë intervistë, Santiana Maloku ka treguar një anë më të thellë të vetes dhe ka dëshmuar se është e gatshme të përballet me reagimet e publikut me ndershmëri dhe respekt për besimin e saj./Njeshi/