Përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, do të vizitojë Kosovën ditën e nesërme.
Pas takimeve zyrtare që do të zhvillojë këtu, emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor do të deklarohet edhe para mediave.
Në njoftimin e bërë nga Departamendi i Medias i ambasadës gjermane në Prishtinë, thuhet se Sarrazin do të deklarohet për media në ora 18:00
Njoftimi i plotë:
Manuel Sarrazin, Përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor do të vizitojë Kosovën nesër, më 29 gusht 2024. Pas takimeve zyrtare, z. Sarrazin do të japë një deklaratë për shtyp para nisjes.
Koha: 18:00
Vendi: Përballë Terminalit VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës
*Përfaqësuesit e mediave të interesuar për të pasqyruar ngjarjen janë të lutur të vijnë jo më vonë se ora 17:45. Ju lutemi vini re se do të ketë vetëm një deklaratë për shtyp – nuk do të ketë pyetje/Njeshi/