Dretuesit e SBASHK-ut, e kanë cilësuar këtë vendim të ministrisë si të ngutëshëm dhe të papranueshëm.
Në anën tjetër Këshilli i Prindërve të Kosovës, e përkrah ketë vendim, sepse vlerësohet se është në interes të nxënësve për çka kërkon mirëkuptim nga mësimdhënësit.
Ministri i Arsimit ka marrë vendim që orët e humbura për shkak të grevë të kompensohen me këtë orarë: pesë ditë do të zëvendësohen nga pushimi pranveror; pesë ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë këtij viti shkollor si dhe pesë ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.
Greva e punëtorëve të arsimit ka zgjatë nga 14 janari e deri me 1 shkurt 2019.