Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK) ka dorëzuar një peticion me mbi 20 mijë nënshkrime në Kuvendin e Kosovës për ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale.
Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK) ka dorëzuar një peticion me 20,458 nënshkrime në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të një nisme që kërkon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.
Kjo nismë ka si qëllim adresimin e disa sfidave që përballen punonjësit e arsimit dhe sektorëve të tjerë publik, të cilët janë të shqetësuar për përfitimet e tyre pensionale.
Ndryshimet në Ligjin e skemave pensionale kanë të bëjnë me kërkesën që vitet e 90-ta dhe vitet pasuese deri kur ka filluar së funksionuari Trusti Pensional i Koosvës, të njihen si kontributdhënëse që do të ishte ndihmesë jo vetëm për të punësuarit e arsim, por edhe për gjithë të tjerët që të arrijnë vitet e duhura kontributpaguese dhe të gëzojnë pension të punës e jo të mbesin vetëm me pensionin e pleqërisë pas dekadave të kaluara në punë.//Njeshi/