Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar për “Kohën Ditore” se ministri nuk i ka konsultuar fare për këtë vendim dhe se sindikata nuk e pranon një vendim të tillë.
Ai ka paralajmëruar se të shtunën do të thërrasin mbledhje urgjente të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut ku do të merret vendim përfundimtar për këtë çështje.
Sipas vendimit që e ka marrë një ditë më parë, ministri Shyqiri Bytyqi për 15 ditët e humbura gjatë grevës në arsim, 5 ditë do të zëvendësohen nga pushimi pranveror në muajin prill, 5 ditë të shtuna do të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019 si dhe 5 ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.Njeshi/KTV
]]>