2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

SBASHK-u kundër zëvendësimit të orëve të humbura

Drejtues të SBASHK-ut përsëri janë shprehur kundër zëvendësimit të orëve të humbura gjatë kohës së grevës.

Rrahman Jashari së fundmi ka thënë se nuk do të kishte kuptim mbajtja e grevave e më pas të kompensoheshin ditët e humbura të punës, pasi sipas tij edhe Ligji i grevave nuk parashikon një gjë të tillë.

Drejtuesi i Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Pupovci, ka thënë se është për tu befasuar me debatin që po bëhet për orët e humbura.

Poashtu sipas tij, është e mundur që gjendjes së krijuar t’i kenë kontribuar mosmarrëveshjet dhe rivalitetet brenda koalicionit.

Sipas tij, zëvendësimin e orëve të humbura do të duhej ta organizonte vet shkolla, pasi që duhet të përmbushet numri i përcaktuar i ditëve të punës.

“Në kushte normale, zëvendësimin do ta organizonin vet shkollat, pa pasur nevojë për urdhër nga MASHT-i, sepse viti shkollor mund të përfundojë në mënyrë legjitime vetëm  atëherë kur përmbushet numri i përcaktuar i ditëve të punës e që, varësisht nga klasa, është prej 170 deri në 185”, ka thënë tutje Pupovci.

Ai thotë se këtu bëhet fjalë për një obligim normal të punës, dhe assesi për shkelje të të drejtave të njeriut

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...