2.1 C
Pec
E hënë, 27 Nëntor, 2023

SBASHK-u padit Ministrinë e Arsimit për vendimin e kompensimit të orëve të humbura

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës , ka njoftuar se sot do të bëjë padi ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Tekonoligjisë në lidhje me vendimin për kompensimin e orëve të grevës tri javëshe

 “Sot me datë 04.03.2019, në ora 13:15 SBASHK-u do ta dorëzoj në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni Administrativ, në rrugën Nekibe Kelmendi p.n,( Te Pallati i drejtësisë) padinë ndaj vendimit Nr.911 të datës 27.02.2019, i cili ka hyrë në fuqi me datë 01.03.2019, i nënshkruar nga ministri Bytyqi për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës”, kanë bërë të ditur nga SBASHK.

Ndryshe, vendimi i ministrisë për kompensimin e orëve thotë se pesë ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, pesë ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019 dhe pesë ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.

Për këtë vendim edhe zyra e Avokatit të Popullit ka thënë se humbja e pushimeve për kompensim të orëve dëmton shëndetin e fëmijëve.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...