6 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

SBASHK uron mësimdhënësit: Ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për arsimin dhe shoqërinë tonë

SBASHK ka uruar mësimdhënësit për 7 Mars – Ditën e Mësuesit.

Në urimin e tyre, BASHK-u ju përcjell urimet më të përzemërta dhe mirënjohjen e pakufishme për punën tuaj të palodhur dhe përkushtimin e treguar ndër vite në edukimin e gjeneratave të reja.

“Falë angazhimit tuaj, sot kemi shumë doktorë shkencash, mjekë, juristë, gjykatës, prokurorë dhe profesionistë të shumtë në fusha të ndryshme, të cilët kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë sonë. Në veçanti, dëshirojmë të nderojmë kontributin tuaj gjatë viteve të vështira 1990-1999, kur, përballë sfidave të mëdha, u dëbuat nga shkollat dhe mbetët pa paga. Megjithatë, ju vazhduat misionin tuaj fisnik pa u ndalur as edhe një ditë, duke edukuar brezat e rinj në kushte të vështira”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Tutje, theksohet se një numër i konsiderueshëm prej jush iu bashkua radhëve të UÇK-së, duke kontribuar në çlirimin e vendit tonë. Kjo datë korrespondon edhe me epopenë e UÇK-së, duke e bërë atë edhe më domethënëse.

“Megjithatë, ndjejmë një shqetësim të thellë që shteti ynë aktualisht nuk e njeh plotësisht këtë kontribut të jashtëzakonshëm të viteve ’90. Si rezultat, disa nga ju po dilni në pension duke marrë vetëm pensionin e pleqërisë, pa u vlerësuar si duhet me pensionin kontributdhënës që meritoni. SBASHK-u do të vazhdojë të angazhohet për të drejtat tuaja dhe për njohjen e plotë të kontributit tuaj të çmuar”, bën të ditur SBASHK. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...