Një ditë pasi zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance kritikoi liderët evropianë, kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se vendi i tij nuk do t’i pranojë ata që “ndërhyjnë në demokraci”.
Në një fjalim të shtunën në mëngjes, kancelari gjerman Olaf Scholz mbrojti qëndrimin e tij kundër të djathtës ekstreme, duke thënë se Gjermania nuk do të pranonte njerëz që “ndërhyjnë në demokracinë tonë”.
Ai tha se shumë amerikanë panë në Evropë “interesa të rrënjosura të fshehura pas fjalëve të shëmtuara të epokës sovjetike si dezinformata dhe lajme të rreme, të cilëve thjesht nuk u pëlqen ideja që dikush me një këndvështrim alternativ mund të shprehë një mendim tjetër ose, Zoti na ruajt, të votojë ndryshe, ose më keq, të fitojë zgjedhjet”, tha zëvendëspresidenti i SHBA-ve, JD Vance pasi u takua me kreun e AfD./Njeshi/