3 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Scholz: Integrimi sa më shpejt në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor, me strategjike për Gjermaninë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka pritur sot në një takim në Berlin kryeministrin Rama.

Në fjalën e tij ai theksoi se Gjermania dëshiron të shohë sa më shpejt vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtare në BE megjithatë për këtë kërkohet një siguri ekonomike dhe transparencë.

“Integrimi i shpejtë i të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për shtetin gjerman ka rëndësi strategjike. Ne dëshirojmë ti mirëpresim ata sa më shpejt të jetë e mundur si anëtarë në BE.

Për luftën në Ukrainë, ne duhet të angazhohemi ndaj dua ta falënderoj Shqipërinë që merr përsipër si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB, i mbështet vendimet e politikës së BE.

Kemi nevojë për një mjedis me siguri ekonomike, transparencë”, tha Scholz.

Scholz, në konferencën për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë më 16 tetor./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...