19.1 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Së paku 8 të vdekur në Indi, erërat e forta e rrëzojnë një “billboard” 30 metra të gjatë

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 janë lënduar kur një billboard u shemb gjatë një stuhie në Mumbai në Indinë perëndimore.

Siç raportojnë mediet e huaja, erërat e forta të stuhisë shkaktuan shembjen e një tabele metalike, rreth 30 metra të gjatë, mbi një pikë karburanti në periferi të Ghatkopar duke shtypur ndërtesa, automjete dhe kalimtarë.

Policia, Brigada e Zjarrfikësve të Mumbait kanë bërë të ditur se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

“Personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajawadi”, tha zyrtari./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...