11.3 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Seanca e Këshillit të Sigurimit për dinarin, përballen Kurti e Vuçiq

Në New York po mbahet seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, me kërkesë të Serbisë, pas hyrjes në fuqi të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Në këtë seancë Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwartz.

Ndërsa, Serbia përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

Serbia e bëri kërkesën për këtë seancë pas vendimeve të autoriteteve kosovare për ndalimin e dinarit serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe javët e fundit.

1 poste

Listo sipas
 Para 29 min

Rregullorja e BQK-së për ndalimin e dinarit

Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para të gatshme.

Kjo rregullore parasheh që valuta e vetme për pagesa të jetë euro, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Valutën kombëtare të Serbisë, serbët në Kosovë e kanë përdorur që nga përfundimi i luftës më 1999. Po ashtu, Serbia ua paguan qytetarëve serbë të Kosovës, përmes një sistemi paralele, pagat, pensionet, ndihmat sociale dhe përfitimet e tjera./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...