2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Seanca e sotme e Asamblesë së Pejës, filloi me një minutë heshtje për të rënët e lagjes ‘Dardania’

Kuvendi Komunal në Pejë ka mbajtur sot takimin e radhës të kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj.

Komuna njofton se në prezencën e Kryetarit, Nënkryetarëve, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar është debatuar për disa pika të rendit të ditës.

Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm kanë qenë,

1.Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit të Kuvendit të Komunës së Pejës, të datës 27.02.2024.

2.Shqyrtimi i Raportit mbi Pasqyrat Financiare të Komunës së Pejës për vitin 2023.

3.Shqyrtimi i Raportit mbi ndarjen e subvencioneve për vitin paraprak dhe plani për ndarjen e tyre për vitin aktual.

4.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët, në atë renditje, siç janë pranuar.

5.Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.

Seanca ka filluar me një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve dhe Martirëve të lagjes ‘Dardania’ në Pejë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...