Në orën 12:00, pritet të zhvillohet sot seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Deri më tani, dy parti opozitare, si PDK dhe AAK kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërimë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka bërë ditur se do të shkojnë në mbledhje të Kuvendit të Kosovës nëse do të thirret seancë në afatin e 48-orëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovs, të legjislaturës së nëntë.
Ajo është përgjigjur për këtë çështje, duke mos dhënë më shumë ndonjë detaj tjetër.“Po do të jemi prezent”, ka thënë Kadrijaj.
Deputetët e Partisë Demokratike e Kosovës nesër do të jenë në Kuvendin e Kosovës për vazhdimin e seancës konstituive.
Lajmi për media e konfirmon nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku.
“E kemi obligim mbi bazën e rregullores së punës që të jemi aty nesër”, tha ajo.
Kur u pyet nëse ende e kanë kusht dhënien formale të dorëheqjeve të anëtarëve të qeverisë, Çitaku tha se “asgjë nuk ka ndryshuar”. /Njeshi/