Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se në momentin që do të kenë ftesë nga kryesuesi Avni Dehari për vazhdim të seancës konstituive do t’i përgjigjen asaj “ashtu siç e do rregulli dhe rendi”.
“Sapo të kemi ftesën nga kryesuesi i seancës ne sigurisht se do t’i përgjigjemi ashtu siç e do rregulli dhe rendi”, tha Manxhuka në një përgjigje në T7.
Sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është përgjigjur letrës së Deharit pas ndërprerjes së seancës konstituive dje.
Në përgjigje thuhet se vazhdimi i seancës duhet të thirret brenda 48 orëve nga ndërprerja e saj, që i bie më së largu deri nesër paradite./Njeshi/