26.2 C
Pec
E diel, 22 Qershor, 2025

Seanca për konstituimin e Kuvendit – deputetëve u dorëzohet letra e Kushtetueses për komente mbi mosvotimin e Komisionit për votim të fshehtë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka kërkuar komente nga deputetët e Kuvendit në lidhje me kërkesën e dorëzuar nga deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, e cila bashkë me 10 deputetë të tjerë ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së një vendimi të marrë më 5 maj 2025.

Bëhet fjalë për vendimin e Kuvendit për mos votimin e formimit të Komisionit për Votim të Fshehtë, i cili ka për qëllim zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në një letër të dërguar deputetëve të Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese, është përcaktuar afati për paraqitjen e komenteve lidhur me këtë çështje.

Deputetët kanë kohë deri më 19 maj për të dorëzuar mendimet apo qëndrimet e tyre.

Ndërkohë, sot po mbahet për herë të 16-të seanca për konstituimin e Kuvendit, duke reflektuar vazhdimësinë e bllokadës institucionale që ka përfshirë procesin pas zgjedhor dhe formimin e organeve të reja të Kuvendit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...