Pas një seance maratonë, e cila zgjati mbi nëntë orë, Gjykata e Kukësit ka rikonfirmuar masën e sigurisë për 22 policë, të cilët dyshohet se kanë shpërdorur detyrën.
Ata akuzohen se kishin ngritur një skemë vjedhjeje të pagesave të gjobave, që aplikonin për drejtuesit e automjeteve, kryesisht ndaj atyre me targa të huaja.
Nga 22 policë të dyshuar, gjashtë u lanë në burg, katër me “arrest shtëpie” dhe dymbëdhjetë të tjerë në “detyrim paraqitje”.
Gjatë seancës ka pasur kundërshti të të ndaluarve për akuzat e ngritura, çka ka bëre që seanca te zgjasë për disa orë.
Paraprakisht, dyshohet se policët kanë vjedhur një shumë monetare prej 2.2 milionë lekësh./Njeshi/