16 C
Pec
E premte, 18 Prill, 2025

Sefaj: Kemi përkrahje nga Sindikatat, presim që protesta të jetë masive

Sindikalisti Ali Sefaj është shprehur për media se presin një numër të madh pjesëmarrësish në protestën e sotme.

Ai theksoi se kjo është protesta e parë e një serie që do të vazhdojë deri në tërheqjen e vendimit të ZRRE-së për rritjen e çmimit të rrymës.

“Kemi marrë konfirmime prej sindikatave, shoqatave e grupeve tjera të interesit, presim që numri të jetë i madh, presim të jetë protestë e konsoliduar. Kjo është protesta e parë e cila do të vazhdoj deri në realizimin e objektivave tona, derisa të tërhiqet ZRRe nga vendimi”, shprehet Sefaj.

Sefaj nuk pret ndonjë ndryshim të menjëhershëm nga vendimi i ZRRE-së.

“Nuk presim që mund të ketë ndonjë ndryshim nesër, por kjo mund të ndodhë në ditët në vazhdim si rezultat i presionit qytetar”, deklaroi Sefaj./Njeshi&FO/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...