16 C
Pec
E premte, 18 Prill, 2025

Sefte pas 13 vitesh, Erdogani takon deputetët pro-kurdë – synojnë përfundimin e konfliktit 40-vjeçar

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një takim të parë pas 13 vitesh me politikanët pro-kurdë, të cilët po punojnë për t’i dhënë fund kryengritjes 40-vjeçare mes shtetit dhe militantëve kurdë.

Erdogani u takua me Pervin Buldan dhe Sirri Sureyya Onder, deputetë të Partisë për Barazi dhe Demokraci Popullore (DEM) në pallatin presidencial në Ankara.

“Ishte një takim shumë pozitiv, shkoi mirë. Ne jemi shumë më shpresëdhënës”, tha Onder, raporton “Euronews”, transmeton Klankosova.tv.

Para takimit, Onder tha se do t’i prezantojnë Erdoganit gjendjen aktuale të bisedimeve të paqes, duke shtuar se besojnë se ritmi i negociatave do të rritet.

Ky ishte kontakti i parë i drejtpërdrejtë midis Erdoganit dhe përfaqësuesve të partisë pro-kurde që nga 12 qershori 2012, kur ai ishte kryeministër i Turqisë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...