14 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

Sekretari amerikan i Mbrojtjes arrin në Izrael, vizita e parë nga administrata e Bidenit në këtë shtet

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka arritur në Izrael të dielën, që shënon edhe vizitën e parë të një përfaqësuesi të administratës së Bidenit, qëndrimi i të cilit ndaj Iranit ka shqetësuar qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Austin do të takohet me kryeministrin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtes, Benny Gantz gjatë vizitës së tij dy-ditore, ndërkohë që diskutimet kryesore mes tyre do të jenë rreth furnizimit të Izraelit me armëve nga SHBA-ja.

Uashingtoni është përpjekur të sigurojë Izraelin në çështjet e sigurisë rajonale ndërsa rifillon bisedimet, deri më tani indirekte dhe jo përfundimtare, në lidhje me një kthim të SHBA-së në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis fuqive të mëdha dhe Iranit, të cilës ish-presidenti Trump i kishte dhënë fund. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...