Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kujtuar ambasadoren e parë të SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow.
Duke shpërndarë postimin e ambasadorit Jeff Hovenier, Blinken në X ka shkruar se ajo ishte një “diplomate e jashtëzakonshme” dhe se ka udhëhequr disa nga çështjet “më sfiduese” gjatë punës së saj.
“Ambasadorja Tina Kaidanow ishte një diplomate e jashtëzakonshme që udhëhoqi në disa nga çështjet më sfiduese të politikës së jashtme të kohës së saj. Ajo ishte një kolege dhe mike e jashtëzakonshme – thellësisht e zgjuar, me sens humori, këmbëngulëse dhe e përkushtuar ndaj diplomacisë amerikane. Qoftë i bekuar kujtimi për të”, ka shkruar Blinken.
Hovenier në postimin e tij përkujtimor për ambasadoren Kaidanow tha se ajo “la një trashëgimi të qëndrueshme në rajon, teksa ia kushtoi karrierën e saj avancimit të paqes dhe sigurisë, në veçanti duke mbështetur popullin e Kosovës për të arritur vizionin e tyre për një demokraci sovrane, multietnike dhe të suksesshme”./Njeshi/