29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe pritet të vizitoj Shqipërinë

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Lordi David Cameron pritet të vizitojë këtë javë Shqipërinë. Është tabloidi “The Sun” që në një shkrim për përpjekjet e qeverisë britanike kundër emigracionit të paligjshëm zbulon edhe këtë udhëtim të Cameron në vendin tonë.

“Sekretari i Jashtëm David Cameron do të fluturoje për në Shqipëri për të njoftuar një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të kontrabandës së njerëzve.

Cameron do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar.

Ai do të shpallë një program të ri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri”, – thuhet në shkrimin e “The Sun”. /Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...