6.9 C
Pec
E diel, 18 Maj, 2025

Sekretari i Jashtëm i Indisë: Të dyja palët ramë dakord për armëpushim

Sekretari i Jashtëm i Indisë, Vikram Misri, konfirmoi se India dhe Pakistani ranë dakord për një armëpushim, i cili hyri në fuqi duke filluar nga ora 17:00 sipas orës lokale.

Gjatë një konference për shtyp, Misri tha se Drejtori i Përgjithshëm i Operacioneve Ushtarake (DGMO) i Pakistanit zhvilloi një telefonatë me homologun e tij indian më herët të shtunën pasdite sipas orës lokale.

Gjatë telefonatës, u ra dakord që të dyja palët “do të ndalonin të gjitha të shtënat dhe veprimet ushtarake” nga ora 17:00 sipas orës standarde indiane.

Misri shtoi se drejtorët e përgjithshëm të të dy vendeve kanë planifikuar të flasin përsëri të hënën. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...