13.4 C
Pec
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Sekretari i Vatikanit diskuton me Vuçiqin për Kosovën

Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, është takuar në Beograd me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku kanë diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë Kosovën.

Sipas një postimi në Instagram, Vuçiq theksoi “rëndësinë e mbrojtjes dhe përmirësimit të të drejtave të serbëve dhe popullatës joshqiptare” në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një çështje kyçe për Serbinë.

“Në këtë drejtim, theksova se çështja e mbrojtjes, respektimit dhe përmirësimit të të drejtave të popullatës serbe në Kosovë, si dhe mbrojtja dhe restaurimi i trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, varrezave ortodokse janë të një rëndësie themelore për Serbinë”, ka shkruar Vuçiq.

Vuçiq shprehu “vlerësimin e Serbisë” për qëndrimin e Selisë së Shenjtë, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...