11.4 C
Pec
E martë, 3 Tetor, 2023

Sekretarja për Çështje Evropiane e Francës i kërkon Daçiqit përkushtim për normalizim me Kosovën

Sekretarja për Çështje Evropiane e Francës, Laurence Boone, ka njoftuar për takimin që ka pasur sot me kreun e diplomacisë serbe, Ivica Dacic. Boone ka treguar se me ministrin e jashtëm serb kanë diskutuar edhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka thënë se ka inkurajuar Serbinë që të ndjekin reformat e nevojshme dhe të përkushtohen për normalizim të raporteve me Kosovën.

Gjithashtu Boone i ka thënë Daçiqit se Franca mbështet Serbinë në rrugën drejt integrimit në BE.

“E sigurova Ivica Daçiqin, ministër i Jashtëm serb, për mbështetjen e Francës për integrimin e Serbisë në BE.I inkurajoj autoritetet serbe që të ndjekin reformat e nevojshme dhe përkushtimin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar Boone./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...