25.6 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

Sekuestrohen 17 motoçikleta nё Pejё, ndahen pamjet pas implementimit të planit operativ

Policia e Kosovës në Pejë, ka vazhduar implementimit tё planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, i cili ёshtё realizuar gjatë vikendit.

Policia njofton se me datë 01/02.06.2024 nga njësitet e DRP Pejё, janё sekuestruar: 17 motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera.

“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës”, thuhet në njoftim.

Ky plan do tё vazhdoj tё implementohet edhe nё ditët nё vijim.

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, apelon tek te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion te respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...