25.7 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Sekuestrohen 22 motoçikleta nga policia në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruat njëzet e dy motoçikleta më 21 qershor të vitit 2024.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në vazhdim të implementimit të planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, i cili u realizua në qytetin e Prizrenit, plan ky i cili vazhdon të implementohet edhe ditëve në vijim.

Me datë 1 qershor deri në datën 20 qërshor të këtij viti nga stacioni policor në Prizren janë sekuestruar:

“Njëzetë e dy (22) motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndërsa janë shqiptuar 42 gjoba për kundërvajtje: mos posedimi i lejes për vozitje, mos posedimi i kategorisë përkatëse, ngasje e mjetit pa regjistrim si dhe kundërvajtje tjera.

Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisë Rajonale tё policisë në Prizren, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, ku toleranca ndaj kundërvajtës do të jetë zero”, njofton Policia e Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon nga qytetarët të rrespektojnë rregullat e komunikacionit./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...