24.3 C
Pec
E martë, 8 Korrik, 2025

Sekuestrohen para, vetura dhe substancë narkotike në rajonin e Prishtinës, arrestohen pesë të dyshuar

Pesë persona në dy raste të ndara janë arrestuar pasi dyshohet se janë të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme të shitblerjes së substancave narkotike.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se në rastin e parë i koduar si “Driver”, ka rezultuar me arrestimin e dy personave.

“Policia ka realizuar bastisje në tri lokacione: një në fshatin Dumosh Podujevë, në Podujevë dhe një në Prishtinë. Gjatë bastisjes janë sekuestruar sasi të substancave narkotike, telefona mobil, para te gatshme, vetura dhe dëshmi tjera relevante për rastin. 810.5 gr substance e dyshuar e llojit heroinë, 137 gr substance e dyshuar e llojit kokainë, 9 gr substance e dyshuar e llojit marihuanë, një peshore, dy vetura, dy telefona mobil, para te gatshme 895 euro dhe 50 frang zvicerane”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit ndalohen për 48 orë.

Ndërsa në rastin e dytë janë arrestuar tre të dyshuar të cilët dyshohet se janë të përfshirë në shit-blerje të substancave narkotike.

“Gjatë aksionit janë gjetur dhe sekuestruar: 12.1 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, një peshore për matjen e substancave narkotike, katër telefona mobil, para të gatshme 190 euro”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit pas intervistimit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...