15 C
Pec
E hënë, 17 Maj, 2021

Selimi-Hotit: Nëse Task-Forca ishte jokushtetuese, pse nuk e dërguat në Gjykatë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi lidhur me deklarimin e kryeministrit Hoti, për Task- Forcën kundër Korrupsionit, ka thënë se nëse ka qenë vendim jokushtetues, atëherë pse nuk e keni dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

“Tash logjikshëm vjen pyetja, nëse ka qenë vendim antikushtetues, pse nuk e keni dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Këtë pyetje do t’ua bëjmë, derisa të na jepni përgjigje dhe mendoj se heshtja nuk është përgjigje. Pse nuk keni reaguar më herët, kjo Task-Forcë është themeluar që nga 2010. Nuk jemi vetëm ne që po e kundërshtojmë zhbërjen e Task-Forcës, në veçanti janë edhe ambasadat e ShBA-ve, Gjermanisë etj. Nuk e di çka përfiton Kosova me mos pasjen e kësaj Task-Force, ose anasjelltas çka ka humbur Kosova nëse e ka pasur këtë Task-Forcë”, ka thënë ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...