-3.2 C
Pec
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Selimi: Thaçi është i kujdesshëm në aspektin negativ. Qeveria e ka mbështetjen tonë që të kaloj në reciprocitet të plotë ndaj Serbisë

Rexhep Selimi duke folur në KTV-së ka thënë se sa më parë që të ndalet Hashim Thaçi aq më shumë do të shpëtojë Kosova.

Selimi nuk ka dashur të komentojë takimin e dy zyrtarëve të lartë amerikan me presidentin Hashim Thaçi e kryeministrin Ramush Haradinaj, derisa ka pranuar se Vetëvendosje ende s’ka marrë ndonjë ftesë për t’u takuar me këta zyrtarë.

Selimi ka shtuar se ajo çfarë VV-ja po bënë në raport me LDK-në është një bashkëveprim opozitar në Kuvend dhe për shumë çështje kanë diskutuar bashkë si subjekte opozitare dhe bashkëpunimi vazhdon të jetë i kënaqshëm., derisa nuk ka komentuar takimin Thaçi-Mustafa.

“Thaçi është i kujdesshëm në aspektin negativ në kamuflimin e temave, e ka përmendur edhe bashkimin e Luginës. Nuk mund të arrihet bashkimi kombëtar duke i dhënë territore Serbisë, por t’i merren asaj. Thaçi nuk e përmend se në plan e ka dhënien e territorit. Ai nuk ka respektuar as rezolutën. Në aspektin konkret ai po vepron dhe e ka sjellë Kosovën në një pozitë shumë të palakmueshme para aktit të kryer, që po vazhdon të mbetet sekret, pasi sikur të ishte i mirë atëherë do të ishte lajmëtari i parë i kësaj”, ka thënë Selimi.

Sipas Selimit sa i përket taksës ndaj Serbisë, Qeveria duhet të kaloi në reciprocitet të plotë, e jo të hiqet taksa.

“E nxjerr Serbinë jashtë planit të saj nëse do të kishim një reciprocitet të plotë kundër saj. Ne s’kemi as kushte e as kërkesa në raport me Serbinë, derisa ajo ka. Kjo taksë nuk duhet të hiqet tani, pasi ajo do të na sillte në një pikë edhe prapa se që kemi qenë. Pezullimi e heqja mendoj se është e njëjtë. Nuk guxojmë të hedhim hap prapa, pasi është fatal edhe për ekonominë por edhe për aspektin strategjik të Kosovës. Nuk i besoj PDK-së, pasi e mbron qysh në start diçka të cilën po e kërkon Serbia. Kjo Qeveri ndoshta nuk mund të ketë jetë edhe 120 ditë, duke e parë se si po rrjedhin gjërat”, ka thënë Selimi mes tjerash në KTV. /Njeshi&KTV/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...