14 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

Selmanaj: LDK gaboi që i dha votë Vjosa Osmanit, i tradhtuam votuesit tanë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se partia e tij ka gabuar që i dha votë Vjosa Osmanit për t’u zgjedhur presidente, duke shtuar se LDK i tradhtoi votuesit e vet.

Selmanaj filloi duke thënë se në takimin e parë brenda partisë për t’u diskutuar lidhur me këtë çështje ka treguar që nuk do ta votojë Vjosa Osmanin. Tutje, Selmanaj ka rreshtuar arsyet e tij.

“Tentohej që këtë ta lidhnin me inate personale. Kjo s’ka të bëjë aspak me inate personale. Unë mendoj që LDK ka gabuar që i ka dhënë votë Vjosa Osmanit. Neve na kanë votuar 110 mijë votues, që kanë pasur mundësi ta votojnë edhe Vjosa Osmanin në Vetëvendosje, siç edhe e kanë votuar”, është shprehur Selmanaj.

Gjithashtu Selmanaj tha se me veprimin e tij ku nuk e votoi Osmanin për presidente e ka mbrojtur votën e tyre. Sipas tij, LDK e tradhtoi vullnetin e votuesve.

“Pra, këta që na kanë votuar neve kanë besuar se zgjedhja e Osmanit karshi LDK’së është e papranueshme. Ata nuk na kanë votuar për të bërë transferim. Unë besoj që ne e kemi mbrojtur votën e tyre”, ka thënë Selmanaj në t7.

“I tradhtuam votuesit tanë”, shtoi Selmanaj./Njeshi&T7/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...