Në Senacën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka kaluar Ligji për punëtorët e arsimit shqip në Republikën e Kosovës, nga viti shkollor 1990/91 deri 1998/99. E për këtë, deputeti i AAK’së, Rasim Selmanaj, ka uruar të gjithë mësimdhënësit e viteve të ’90’ta.
Selmanaj ka shkruar në Facebook se edhe një Ligj meritor ka kaluar në Qeverinë Haradinaj dhe ka uruar të gjithë mësimdhënësit e viteve ‘90’ta.
Selmanaj ka shkruar në Facebook se edhe një Ligj meritor ka kaluar në Qeverinë Haradinaj dhe ka uruar të gjithë mësimdhënësit e viteve ‘90’ta.
“Edhe një ligj meritor kaloi në Qeverinë Haradinaj! Ligji për punëtorët e arsimit shqip në Republikën e Kosovës, nga viti shkollor 1990/91 deri 1998/99 nga sot mori votën e deputetëve!
Urime mësimdhënës të viteve 90-ta, Ju që sfiduat regjimin e Millosheviqit dhe mbajtët gjallë shkollën shqipe”, ka shkruar Selmanaj
]]>