-0.3 C
Pec
E shtunë, 9 Dhjetor, 2023

Senatorja Shaheen tregon arsyen e vizitës në Ballkanin Perëndimor, nesër takim me presidenten Osmani

Senatorja Jeanne Shaheen është deklaruar për vizitën që do ta zhvillojë së bashku me senatorin Peter Welch, në Ballkanin Perëndimor, e që nesër do t’i shkojnë në takim presidentes Vjosa Osmani.

Senatorja Shaheen konfirmon se vizita e tyre në Ballkanin Perëndimor do të bëhet “për të siguruar aleatët se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështetëse për aspiratat demokratike të kombeve të tyre”.

Ajo ka thënë se pret me padurim për bisedat që do t’i zhvillojë me zyrtarët e shteteve.

“Pres me padurim që të kem biseda thelbësore me drejtues dhe zyrtarë lokalë gjatë gjithë vizitës”, shkruan ajo./Njeshi/

Zyra e presidentes Osmani ka njoftuar se takimi me senatorët do të zhvillohet nesër në orën 09:15 në Kabinetin e Presidentes./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...