-0.1 C
Pec
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Senegali fiton dhe kualifikohet tutje, edhe Holanda vazhdon në fazën tjetër

Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Senegalit kanë siguruar kualifikimin në rrethin tjetër të Kupës së Botës nga grupi A.

Holanda triumfoi 2:0 kundër Katarit, duke siguruar kalimin e grupit nga pozita e parë, shkruan FrontOnline.

Për holandezët golat i realizuan Gakpo në minutën e 26-të dhe mesfushori Frenkie de Jong në minutën e 49-të.

Senegali në takimin tjetër e arriti fitoren e cila ishte jetike për ta, duke shënuar fitore 1:2 ndaj Ekuadorit në përballjen direkte.

Sarr hapi serinë e golave në minutën e 44-të kur shënoi nga penalltia.

Ekuadori barazoi rezultatin në minutën e 68-të me anë të Caicedos, por kundërpërgjigjja e kombëtares afrikane ishte shumë e shpejt.

Koulibaly konkretizoi vetëm dy minuta më vonë duke rikthyer epërsinë e Senegalit dhe njëherit duke ia siguruar reprezentacionit senegalez kalimin tutje

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...