30.2 C
Pec
E martë, 5 Korrik, 2022

Serbët e Istogut e bllokojnë komunën paralele të Beogradit

Një grup prej dhjetëra banorë të Osojanit në Istog kanë bllokuar të hënën punën e komunës paralele të Istogut që funksionon e financohet sipas ligjeve të Serbisë.

Protestuesit thanë se po jetojnë mbi premtimet që dolën të rrejshme se secila familje do ta ketë një të punësuar në institucionet që i financon Beogradi në këtë pjesë të Dukagjinit.

”47 punëtor janë në listën e të punësuarve nga të cilët 30 janë aktiv, po ku janë 17 tjerë. Ata rrinë atje në Serbi marrin paga derisa ne që jetojmë këtu do qëndrojmë në katër mure të kullotim bar”, tha Sanja Matkoviq, banore e Osojanit

”Na kanë premtuar e gënjyer 10 muaj se do të kemi vende të punës dhe ne shpresuam. Ne jemi njerëz familjar kemi tre fëmijë. Kur e pamë se nuk do të ketë asgjë nga kjo punë, sot në mëngjes e bllokuam komunën”, shtoi banorja tjetër, Mirjana Gjuriq.

Në krejt komunat e Kosovës, Serbia tash e 23 vjet i mban e financon institucionet që quhen të përkohshme e të cilat Prishtina zyrtare i konsideron paralele.

Bllokada në Osojan që u tha se mund të vazhdojë ditëve në vijim është ndër rastet e rralla të shprehjes së revoltës së serbëve lokal ndaj një institucioni që e mban Beogradi.

Gjatë ngjarjes aty ishte e pranishme dhe Milena Parliq, zyrtare e Zyrës qeveritare të Serbisë për Kosovës, e cila u mundua ti bind banorët se shteti serb së shpejti do të ju gjejë vende pune./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...