16.7 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Serbët në veri të Kosovës dhe Bograd festojnë pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën

Qytetarë në Mitrovicë të Veriut kanë parakaluar me veturat e tyre në rrugët e këtij qyteti, në shenjë mbështetjeje për serbët dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dhjetëra automjete, në të cilat ishin vendosur flamuj të Serbisë, lëvizën në rrugët e kësaj komune, pasi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u miratua rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.

Nuk dihet se kush qëndron prapa këtij organizimi në Mitrovicë të Veriut, një prej katër komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...